Lajme

FOTO/ Rama: U miratua leja e parë për Paketën e Maleve, ky është agroturizmi që do të ndërtohet në Theth. Familja Hasani vendosi të rikthehet në Shqipëri

Agroturizmi në Theth

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se është miratuar leja e parë në kuadër të nismës “Paketa e Maleve”, duke publikuar edhe pamjet e projektit të agroturizmit që do të ndërtohet në Theth nga familja Hasani që siç thotë kreu i qeverisë, vendosi të investojë kursimet e veta në tokën e paraardhësve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama e cilësoi këtë si një hap të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit malor dhe nxitjen e investimeve në zonat alpine të vendit.

Sipas kryeministrit, projekti i parë i miratuar në kuadër të “Paketës së Maleve” parashikon ndërtimin e një agroturizmi në Theth, ndërsa në postimin e tij ai publikoi edhe imazhe ilustruese të kompleksit që pritet të ndërtohet.

“Paketa e Maleve” është nisma e qeverisë që synon të lehtësojë investimet në zonat malore, me fokus zhvillimin e agroturizmit dhe promovimin e turizmit të qëndrueshëm.

Screenshot
Screenshot

Postimi i Ramës

SOT KALOI U MIRATUA në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit leja e parë e Paketës së Maleve, për familjen Hasani nga Thethi, e cila ka vendosur të investojë kursimet e veta në tokën e të parëve në vendlindje dhe të kthehet në Shqipëri
Kjo është Paketa e Maleve, paketa e trashëgimtarëve që tanimë me ligj e jo veç me zakon, mund të rilindin shtëpitë e vjetra të stërgjyshërve apo jetëzojnë me agroturizëm, prodhim bujqësor a blegtoral si edhe agropërpunim, tokat e të parëve të tyre
Të tjerat, siç thoshte At Gjergj Fishta, janë DOKRRA HINI

©Shqip.com