Lajme

FOTO/ Puthje e përqafime me bashkëshorten dhe Zahon, si e festoi Rama fitoren e kombëtares

Fitorja e kombëtares mbrëmjen e kaluar ndaj Çekisë entuziazmoi të gjithë shqiptarët. Stadiumi “Air Albania” ishte i tejmbushur përtej kapacitetit të tij. Mbi 22 mijë tifozë ishin në shkallët e stadiumit në mbështetje të ekipit kuqezi që luante një nga tre sfidat jetike për kualifikimin në Euro2024.

Momente pikante kishte edhe në tribunën e stadiumit. Kryeministri Edi Rama e festoi golin e tretë të Shqipërisë ndaj Çekisë, me një puthje për bashkëshorten e tij, Linda Ramën dhe përqafim me të djalin Zaho.

Në krah të Ramës duket edhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, edhe ai duke festuar këtë triumf të merituar të kombëtares.

Goli i mrekullueshëm erdhi nga asisti i Dakut për Seferin që me portën e boshatisur nuk gaboi. Ky ishte goli i dytë për Seferin pasi shënoi edhe në minutën 51′. Ndërsa golin e parë e shënoi Jasir Asani, pak minuta para fillit të ndeshjes pas një gjuajtje me të majtën nga distanca, në të njëjtin kënd siç shënoi ndaj Polonisë.

Me këtë fitore Kombëtarja është shumë pranë kualifikimit në “Euro 2024”.

/Shqip.com