Art Jetese

FOTO/ Pas dy vitesh, Enca ndahet nga i dashuri masazhator afrikan! (Si mori fund pa bujë romanca mes tyre)

Enca për shumë vitesh shfaqej e vetme, deri dy vite më parë, kur këngëtarja publikoi foto me partnerin e saj. Bëhej fjalë pikërisht për masazhatorin afrikan, Mickey Neblett.

Çifti për shumë kohë u shfaq në rrjetet sociale, ku nuk i kursenin pozat hot.

Mickey mori menjëherë vëmendjen e mediave, duke u shndërruar në kryefjalë të rrjeteve sociale.

Nga ana tjetër këngëtarja, e cila ka treguar se është pa tabu, shpesh reagonte për paragjykimet për faktin se partneri i saj ishte afrikan.

Por ajo që na bien në sy kohët e fundit është fakti se dyshja ka zhdukur çdo foto të tyre nga rrjetet sociale.

Madje as nuk ndiqen më me njëri-tjetrin, duke na zbuluar pa dashje se mes tyre historia e dashurisë ka marrë fund.

Enca kishte shumë foto me Mickey në Instagram, foto të cilat tashmë nuk janë më, duke na bërë të mendojmë se ndarja mes tyre ka qenë e vështirë, duke shkëputur çdo kontakt mes tyre.

Në rrjetet e saj sociale, këngëtarja ka vijuar me publikimet, përgjithësisht foto hot që ajo zgjedhë të bëjë.

Nga ana tjetër, Mickey, i ka pasur më të shpeshta videot nga puna e tij si masazhator.

Edhe ai ka zhdukur çdo gjurmë të ish-parneres së tij, duke preferuar që të mbyllë gjithçka pa shumë bujë. Kujtojmë që kur kjo dyshe bëri publike romancën e tyre, të shumtë ishin ata që e gjykuan.

/Shqip.com