FOTO/ Me Lindën dhe Zahon, Rama ndjek festën e karnavaleve në Shkodër, rrethohet nga qytetarët
Publikuar:
(25.02.2024 18:18:01)

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar ditën e djeshme direkt nga Spanja, ku po merrte pjesë në mbledhjen e Këshillit të Internacionales Socialiste, për në Shkodër, për të ndjekur karnavalet.
Ai qëndroi në shesh për disa minuta së bashku me qytetarët duke parë spektaklin e dritave dhe ngjyrave të lightshow.

Rama ka qenë nën shoqërin e bashkëshortes së tij Linda Rama. Ndërkohë kryeministri është takuar me kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci.

Së bashku me Becin ai ka parë nga afër edhe godinën e kinemasë, e cila është përfshirë në rikonstruksion.

Kryeministri nuk ka dhënë asnjë koment gjatë kësaj vizite duke shijuar këtë festë së bashku me qytetarët e tjerë.



/Shqip.com