Lajme

FOTO / Komuna e Malishevës aktivizon aeroportin civil, pas 25 vitesh

Komuna e Malishevës aktivizon aeroportin civil, pas 25 vitesh
Komuna e Malishevës aktivizon aeroportin civil, pas 25 vitesh

Komuna e Malishevës ka njoftuar për aktivizimin e aeroportit civil në fshatin Banjë. Në njoftimin e publikuar për media, thuhet se ky aeroport civil në Malishevë është funksionalizuar pas 25 viteve liri.

Komuna ka njoftuar se për ta pritur uljen e parë në këtë aeroport kishin dalë kreu i Komunës, Ekrem Kastratii, me bashkëpuntorë në Komunë.

“25 vjetori i çlirimit të Komunës së Malishevës dhe ditës së dëshmorëve, Malishevën dhe qytetarët e sajë po i gjenë me një zhvillim më të  lartë ekonomik, me mirëqenie më të mirë familjare, me arsim e shëndetësi, sport e kulturë, me infrastrukturë  të zhvilluar, por sot edhe me rifunksionalizimin e aeroportit civil në fshatin Banjë, që për ne dhe qytetarët, do të hapen mundësi të reja ekonomike si dhe të mësimit e aftësimit të kuadrove për  pilot të rinj në mbarë Kosovën, të cilën do ta mundësoi shkolla e pilotëve dhe infrastruktura e kapaciteteve njerëzore që do të operacionalizohet shpejt, me këtë rifunksionalizim të aeroportit civil në Banjë”, ka deklaruar Kastrati.

Për të mbarëvajtur gjithçka sipas planit, ishin të angazhuara edhe policia e Kosovës, stacioni në Malishevë, njësia e zarrfikësve dhe QKMF- ja në Malishevë.

Njoftimi i plotë:

Ekskluzive: Kryetari i Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati zbarkon në aeroportin civil të Banjës

Malishevë, 15 qershor

Sot ishte më shumë se një ngjarje e zakonshme, më shumë se një lajm ekskluziv, për institucionet lokale të Komunës së Malishevës dhe qytetarët e saj e më gjërë në Republikën e Kosovës, ku pas 25 viteve të lirisë së Malishevës, funksionalizohet aeroporti civil  në fshatin Banjë.

Në parditen e  15 qershorit, për ta pritur uljen e parë të aeroplanit në të cilin ndodhej, kryetari i Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, kishin dalë, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, drejtorë, këshilltarë, asamblistë dhe shumë qytetarë.

Në një prononcim për media, kryetari Kastrati, mes tjerash deklaroi.’ 25 vjetori i çlirimit të Komunës së Malishevës dhe ditës së dëshmorëve, Malishevën dhe qytetarët e sajë po i gjenë me një zhvillim më të  lartë ekonomik, me mirëqenie më të mirë familjare, me arsim e shëndetësi, sport e kulturë, me infrastrukturë  të zhvilluar, por sot edhe me rifunksionalizimin e aeroportit civil në fshatin Banjë, që për ne dhe qytetarët, do të hapen mundësi të reja ekonomike si dhe të mësimit e aftësimit të kuadrove për  pilot të rinj në mbarë Kosovën, të cilën do ta mundësoi shkolla e pilotëve dhe infrastruktura e kapaciteteve njerëzore që do të operacionalizohet shpejt, me këtë rifunksionalizim të aeroportit civil në Banjë’.

Edhe pilotët u shprehen me emocione të veçanta, se i veçantë ishte edhe zbarkimi i tyre i parë në tokën e Malishevës të çliruar e të lirë, ku ata  dhanë  mesazhin falenderues dhe bashkëpunues që po tregon kryetari Kastrati, e njëherit, kërkuan që edhe nivelet qëndrore të jenë më efikase për të investuar në fushën e aviacionit civil, pasi rëndësia e saj  është jetike për shtetin tonë’.

Për të mbarëvajtur gjithçka sipas planit, ishin të angazhuara edhe policia e Kosovës, stacioni në Malishevë, njësia e zarrfikësve dhe QKMF- ja në Malishevë.

/Shqip.com