Lajme

FOTO / KOMFSK ndan medalje të Karrierës për nënoficerët e lartë

Medalje të karrierës u dhanë nga komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, për nënoficerët e lartë të FSK-së.

Këto medalje u ndanë për vlerësimin e punës, angazhimin dhe përkushtimin e tyre në ngritjen e standardeve dhe kapaciteteve profesionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Kontributi i Nënoficerëve në ngritjen e korit të nënoficerëve dhe zhvillimin e Forcës me standardet e vendeve të NATO-s, është pikërisht puna dhe angazhimi i pakursyer i nënoficerëve të lartë të FSK-së,” shkruhet në njoftim.

/Shqip.com