FOTO/ Hakerat sulmojnë faqen online të SHISH, dyshohen nga Rusia

Faqja online e Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH) ka rënë pre e një sulmi kibernetik. Aksesi në faqen zyrtare ëëë.shish.gov.al është i palejuar për momentin. Kush do që e provonon sistemi e ka të pamundur të gjenerojë aksesimin.

Burime pranë SHISH konfirmojnë se ëeb-faqja e institucionit ka rënë pre e një sulmi hakerash. I njëjti burim konfirmoi se sulmi është vetëm në këtë faqe e cila nuk është e lidhur me serverat apo arkivën e SHISH.
Mësohet se sulmi është ndërmarrë nga “IT Army of Russia”, ky APT pro-Rus me lidhje direkte me inteligjencën ruse.
Në postimin e tyre ata thonë: “Mirëmbrëma, CyberArmy! Ne vazhdojmë punën tonë modeste për Shqipërinë. Ne po mundohemi të rrëzojmë Shërbimin Informativ Shtetëror – policinë zyrtare të shtetit të Republikës së Shqipërisë.”
Ky sulm vjen pas atyre kibernetike të Iranit në Gusht të 2022-shit.
/Shqip.com