Lajme

FOTO / Armatimi i konfiskuar në rrethinën e Zveçanit

Disa prej armëve të konfiskuara në veri të Kosovës.
Disa prej armëve të konfiskuara në veri të Kosovës.

Policia ka konfiskuar sasi të madhe të armatimin në rrethinë të  Zveçanit, që dyshohet se ka mbetur nga sulmi i 24 shtatorit në Banjskë.

Lidhur me operacionin policor, ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, kanë mbajtur konferencë për media.

Hoxha tregoi sasinë e armatimit të sekuestruar.

Lexo edhe:
Në Zveçan u kap sasi e madhe e municionit, flet Drejtori i Policisë

“1 mijë e 588 municione apo fishekë, 10 armë të gjata, 6AK 47, mitrolozë, 62 shok-bomba, eksploziv, dylbi, radiolidhje, shurdhues, karikatorë të mbushur e të zbrazët, maska, antiplumb, unifromë e ushtrisë serbe dhe 10 uniforma të Policisë së Kosovës, pajisje për dronë, etj”, tha ai.

Hoxha ka thënë se Policia e ka siguruar informacionin nga qytetarët dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI).

REL ka publikuar fotografi të armatimit të konfiskuar:

/Shqip.com