Fluks në kufi, qytetarët e Kosovës zgjedhin të festojnë në Shqipëri 15 vjetorin e Pavarësisë
Publikuar:
(17.02.2023 11:12:36)

Fluks i jashtëzakonshëm qytetarësh e mjetesh nga Kosova drejt Shqipërisë. Mijëra qytetarë të Kosovës kanë zgjedhur Shqipërinë për të festuar 15 vjetorin e pavarësisë.
Rruga e Kombit dhe dogana e Morinës janë përballur me këtë fluks që në orët e para të ditës, raporton Abc news.
Policia kufitare ka zbatuar protokollin e kalimeve pa kontrolle për shkak të këtij fluksi duke shmangur radhët në kufi.
“Urime për të gjithë shqiptarët festën e Pavarësisë së Kosovës. Do të festojmë në Shqipëri si shqiptarë që jemi”, u shpreh njëri prej tyre.
/Shqip.com