Lajme

Flet vëllai i Liridona Ademaj për deklaratën e Naim Murselit

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademaj ka njoftuar se nuk do të komentojnë përmbajtjen e deklarimeve duke respektuar në plotni sekretin hetimor dhe procedurën penale. Ademaj ka bërë të ditur poashtu se avokati i familjes Ademaj ka qenë prezent gjatë intervistimit të të dyshuarve lidhur me rastin e vrasjes tragjike të Liridonës.

Kështu ka bërë të ditur Leonard Ademaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Ademaj ka thënë se janë të kënaqur me mënyrën e organizimit të intervistimit nga ana e prokurores dhe shpreh se ka besim të plotë në punën e saj.

Tutje, ai ka thënë se drejtësia duhet të triumfojë për Liridonën dhe të gjitha gratë dhe vajzat e vrara.

Postimi i plotë i Leonard Ademaj, vëllai i Liridonës:

këtë javë prokurorja e rastit së bashku me hetuesit kanë intervistuar të dyshuarit për vrasjen e Liridonës tonë. Ashtu siç parashihet me ligj, ne si familje kemi marrë pjesë në intervistim përmes avokatit tonë.

Për të respektuar në plotni sekretin hetimor dhe procedurën penale, ne nuk do të komentojmë përmbajtjen e deklarimeve.

Mirëpo, duam ta përmendim që jemi të kënaqur me mënyrën se si prokurorja ka organizuar intervistimin e tyre dhe kemi besim të plotë në të.

Drejtësia duhet dhe do të triumfojë, për Liridonën tonë dhe për të gjitha gratë dhe vajzat e vrara.

/Shqip.com