Lajme

Flet kryeprokurori Shala për aksidentin e rëndë në Prizren

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prziren, Admir Shala, është deklaruar shkurt për aksidentin në autostradë, ku tre persona vdiqën e tre të tjerë u lënduan.

Shala ka thënë se dy persona janë ndaluar në lidhje me rastin.

“Janë në ndalim dy të dyshuar”, tha ai.

Lexo edhe:
Pamjet kur vetura humbi kontrollin në autostradë

Ndërkaq, në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se është arrestuar shoferi i cili i ka goditur këmbësorët.

Lexo edhe:
Reagon babai i njërit prej viktimave në aksidentin në Prizren, “Ma kpute zemren bab”

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Autostrada-Ibrahim Rugova, (km-15) 16.12.2023-22:45. Gjatë ngasjes në autostradë i dyshuari kosovar dyshohet se ka humbur kontrollin mbi veturën dhe për pasojë ka goditur tre persona meshkuj kosovar-këmbësorë. Si pasojë, tre personat e goditur kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i rastit dhe me vendimin e tij (tre) trupat e pajetë pasi është konstatuar vdekja e tyre nga ekipi mjekësor, janë dërguar në IML për obduksion. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Hetimet lidhur me këtë aksident janë duke u kryer nga njësitet relevante policore“, thuhet në njoftimin e policisë.

Tashmë janë bërë publikë emrat e viktimave: Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj.

/Shqip.com