Lajme

Flet Doktori: Deleviq është plagosur në gjoks, lëndim i rëndë, por jo në rrezik për jetën

Drejtori i spitalit në Kralevë, Zoran Mrviq, ka thënë se sot rreth orës 14:10, me një ambulancë nga Leposaviqi është sjellë në spital pacientin 37-vjeçar Miljan Deleviq, i cili ka marrë plagë me armë zjarri në. gjoksin e majtë.

Mrviq ka vlerësuar se plaga është e rëndë, por se jeta e Deleviqit nuk është në rrezik.

“Lëndimi fizik është i rëndë, por pacienti nuk është i rrezikuar vitalisht, shpresojmë që të shërohet shpejt”, ka thënë Mrviq.

Doktori më tutje tha se pacientit iu nënshtrua skanerit, laboratorit dhe të gjitha analizave të nevojshme, raporton Kosovaonline.

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot gjatë ditës iu është rrezikuar jeta disa zyrtarëve policor pasi një veturë civile ka goditur veturën zyrtare në Leposaviq.

Lexo edhe:
Një veturë godet atë të policisë në Leposaviç, rrezikohet jeta e zyrtarëve

Siç thuhet në njoftimin e PK-së, për neutralizimin e situatës është shtënë edhe me armë zjarri nga ana e zyrtarëve policor.

“Sot, më 23 janar në Bistricë të Leposaviqit, një njësi policore ka qenë e caktuar me detyrë zyrtare në pikë kontrolli, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike si dhe parandalimit të krimit e kontrabandës. Njësia policore e cila ka qenë në pikë kontrolli, gjatë realizimit të detyrave policore ka tentuar ta ndalojë veturën në fjalë, e cila gjatë lëvizjes ka goditur automjetin e Policisë së Kosovës duke rrezikuar drejtpërdrejt edhe jetën zyrtarëve policorë, të cilët për të neutralizuar rrezikun ndaj tyre kanë shtënë me armë zjarri”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Thuhet se personat e dyshuar janë larguar se bashku me mjetin.

/Shqip.com