Flasin nga zjarrfikësit për tetë veturat e djegura në Prishtinë

Tetë vetura janë përfshirë nga zjarri në Veternik të Prishtinës gjatë ditës së hënë.
Drejtori i Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, Muharrem Beka, ka thënë për Shqip.com se zjarri ka qenë aksidental dhe jo i qëllimshëm.
“Nga ajo që kemi parë deri më tash zjarri është aksidental nuk ka dyshime për zjarrevënie të qëllimshme jemi në fazën statike mandej do të fillojmë edhe në fazën tjetër. Vozitësi i veturës deklaron dhe nga ajo që kemi parë të gjithë, gjatë rrugës, e ka vërejtur edhe qytetarët, e kanë paralajmëruar se veturën e ka kapluar zjarri, në momentin që del nga vetura zjarri e kaplon shpejt veturën, zjarri është aksidental nga instalimet elektrike”, ka thënë Beka.

Ai gjithashtu ka treguar se përgjithësi janë përfshirë tri tetë vetura, disa me dëme më të mëdha dhe disa me dëme më të vogla.
“Janë tetë vetura të përfshira nga zjarri disa me dëme të mëdha, disa më të vogla. Zjarri i ka kapluar veturat nga pjesa e pasme. Vetura e parë, nga e cila u shkaktua zjarri është djegur e tëra, ri vetura të tjera janë djegur përgjysmë pothuajse, ndërsa 4 të tjera më pak”, tha Beka.

Gjatë ditës, Policia e Kosovës ka njoftuar se pas këtij rasti nuk është lënduar asnjë person dhe se rasti është duke u hetuar./Shqip.com