Flasin nga PDK: Nuk kemi bërë koalicion me LDK-në
Publikuar:
(01.12.2021 16:15:31)

Partia Demokratike e Kosovës, ka mohuar zërat se Blerand Stavileci, do të jetë nënkryetar i Komunës së Prishtinës.
Lajmin për Shqip.com, e ka mohuar sekretari i përgjithshëm i degës së Prishtinës, Arben Gecaj.
“Jo, nuk ka asgjë të vërtetë”, tha Gecaj për Shqip-in.

Më tej, ai shtoi se PDK dhe LDK, as nuk kanë biseduar për ndonjë koalicion të mundshëm në Prishtinë.
Lidhja Demokratike e Kosovës, kishte fituar zgjedhjet lokale me kandidatin Përparim Rama.
Pas fitores, kjo parti duhet të bëjë koalicion me njërën nga subjektet politike që kanë fituar ulëse në Kuvendin Komunal, për të siguruar shumicën prej 26 anëtarëve./Shqip.com