Flamuri i Kosovës ndriçohet në shatërvanin e Zagrebit

Flamuri i Kosovës është ndriçuar në shatërvanin e Zagrebit të enjten, me rastin e 17 shkurtit, Festës së Pavarësisë.
Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barisiq, ka publikuar pamjet në llogarinë e saj në “Twitter”, teksa ka uruar Kosovën në përvjetorin e 14-të të shpalljes së pavarësisë.
“Gëzuar ditën e pavarësisë”, ka shkruar Barisiq.
#Zagreb fountains tonight. Happy independence day 🇽🇰 pic.twitter.com/Zfp7R4Q5Cx
— Danijela Barisic (@danijelabarisic) February 17, 2022
Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në orën 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 deputetë nga gjithsej 120, Kuvendi i Kosovës shpalli njëzëri Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik./Shqip.com