Lajme

Fizioterapeutët kërkojnë nga Avokati i Popullit ta dërgojë Ligjin e Pagave në Kushtetuese

Oda e Fizioterapeutëve ka dorëzuar kërkesë te Avokati i Popullit për ta dërguar Ligjin e Pagave në Gjykatën Kushtetuese

Vendimi është marrë pasi sipas tyre nuk janë marrë vërejtjet dhe komentet e dërguara nga Oda që kishin për qëllim respektimin e të drejtave të profesionistëve dhe profesionit të fizioterapisë, nuk u morën parasysh.

“Ky Ligj është diskriminues, nënçmues për profesionin e fizioterapisë dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Ligjin për Shëndetësi dhe Ligjin për Odat e Profesionistëve Shëndetësorë. Andaj, kërkojmë nga Institucioni i Avokatit të Popullit adresimin e kërkesës sonë në Gjykatën Kushtetuese në mënyrë që të eliminohet pabarazia dhe diskriminimi i profesionit të fizioterapisë (ulja e pagave të fizioterapeutëve)”, thuhet në njoftim.

Gjatë ditës, është bërë e ditur se në adresë të Institucionit të Avokatit të Popullit, janë dorëzuar 10 ankesa për Ligjin e Pagave.

/Shqip.com