Fisnik Syla zbulon se ka aspirata t’i futet politikës
Publikuar:
(11.03.2022 15:13:52)

Fisnik Syla ka disa javë që është ndarë nga Fjolla Morina.
Lajmi fillimisht u bë i ditur nga ai dhe më pas edhe nga këngëtarja.
Mëngjesin e sotëm ai ishte në një lidhje live nga Belgjika me emisionin “Wake Up” u shpreh se nuk ka kthim pas me këngëtaren.
Gjithashtu sipërmarrësi foli për planet për të ardhmen dhe mundësia që të jetë sërish pjesë e politikës.
Ai tregoi se ka synim edhe politikën.

“Këtu në Belgjikë ka qenë shumë vështirë me nis, se dihet se i huaji e ka të vështirë. Hyra në politikë dhe më njohën më shumë. Por do merrem me biznesin familjar, gastronomi. Pas dy vitesh do ketë sërish zgjedhje, do shohim”.
Ndryshe edhe Fjolla është duke vazhduar me bizneset e saj./SHQIP.com