Finlanda tashmë zyrtarisht anëtare e NATO-s

Finlanda është emëruar zyrtarisht anëtarja e 31-të e NATO-s.
Flamuri i Finlandës do të ngrihet jashtë selisë së NATO-s të martën pasdite në një ceremoni ku marrin pjesë ministrat e jashtëm të NATO-s, përfshirë Blinken.
Sipas CNN, në të gjitha takimet e ardhshme të NATO-s, Finlanda merr pjesë si aleate – e ulur në tryezën mes Estonisë dhe Francës.
Pranimi i Finlandës në aleancën e sigurisë të udhëhequr nga SHBA paraqet një goditje për presidentin rus Vladimir Putin, i cili prej kohësh kërkon të minojë NATO-n dhe përpara se të pushtonte Ukrainën, kërkoi që blloku të përmbahej nga zgjerimi i mëtejshëm.
Në vend të kësaj, pushtimi i shtyu Finlandën dhe Suedinë e jo-angazhuar të braktisin neutralitetin e tyre dhe të kërkonin mbrojtje brenda NATO-s, megjithëse përpjekja e Suedisë për t’u bashkuar me bllokun është ngecur nga anëtarët e aleancës, Turqia dhe Hungaria.
/Shqip.com