Sport Shqiptar

Finalja e Kupës, nesër në “Fadil Vokrri”

Finalja e Kupës së Kosovës në futboll në konkurrencën e femrave do të zhvillohet të mërkurën.

Federata e Futbollit të Kosovës si organizatore ka njoftuar se finalja mes KFF Mitrovica dhe KFF EP Hajvalia do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Kjo ndeshje do të luhet me fillim nga ora 17:00 në kryeqytet ku do të përdoret edhe sistemi VAR.

FFK ka bërë ftesë gjithë dashamirëve të futbollit të marrin pjesë në këtë ndeshje që pritet të jetë spektakolare.

Njoftimi i plotë nga FFK:

Nesër në finalen e Kupës së Kosovës përballen dy skuadrat më cilësore në futbollin e femrave, KFF Mitrovica – KFF EP Hajvalia.

Do të jetë kjo një betejë e fortë për trofeun e parë të edicionit.

“Fadil Vokrri” është gati për t’i pritur dy rivalët e mëdhenj dhe tifozët e tyre, në një ndeshje ku do të përdoret edhe sistemi VAR.

Ecuria e këtyre dy skuadrave gjatë këtij edicioni dhe fondi cilësor i futbollisteve bëjnë që kjo ndeshje të jetë atraktive dhe emocionuese.

Ftojmë të gjithë dashamirët e futbollit që të marrin pjesë në këtë spektakël të jashtëzakonshëm të futbollit të femrave.

/Shqip.com