Lajme

Finalizohen hetimet pas katër vitesh, si u zbulua skema që i zhyti shqiptarët në borxhe të mëdha?

Një hetim i nisur më shumë se 4 vite më parë në prokurorinë e Tiranës, është konkretizuar me aplikimin e 9 masave të sigurisë ndaj disa përmbaruesve gjyqësore dhe administratorëve të kompanive të mikrokredive “Star-FS” dhe “Micro Credit Albania”.

Hetimi i 4 vjeccar, i dy prokurorëve Arben Agovi dhe Ndini Tavani, ka marë spunto nga një kallëzim i ministrisë së Drejtësisë, e cila në muajin shkurt 2020, ka kërkuar ndjekjen penale të shoqërive tregtare “MicroCredit Albania”, “ADCA”, “SHP” “Zig”, “FS”, “FLASH”, si dhe personave të dyshuar të përfshirë në veprimtari kriminale; Elda Ibro, Andis Gjoka, Olsi Ibro, Arben Meskuti, Yllka Meskuti, Ernela Cuberi, Indrit Cuberi, Alban Kote, Aldo Daka, Edmond Mato, Roland Deda, Jordisa Dervishi, Alketa Goxha, Albert Geea, Kejda Seferi, Mariela Basha, Besmir Barxhani, Saimir Hajdari, Bashkim Xhafa, Florian Beqaraj.

Rasti është referuar në prokurori për akuzën e te “Mashtrimit”, “Shpërdorimit të detyrës”, “Përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore”.

Por në muajin mars 2020 pasi ka vlerësuar situatën, prokuroria e Tiranës, ka vendosur të nisë hetimet për akuzën e “Skema mashtruese dhe piramidale”.

Gjatë hetimeve të kryera është provuar se në dosjen hetimore thuhet se vetëm për një rast detyrimi të papërmbushur prej 3 milion e 479 mijë lekë të vjetra, përbarimi “Star”, ka vendosur të shtrijë sekuestrimin e 14 pasurive “Tokë Arë” në fshatin Mëner i Sipërm në Tiranë.

Të gjitha këto pasuri janë në emër të debitorëve Asllan dhe Lule Lika.

  1. Arë, nr. 3, 400 m2, Mëner i Sipërm, Tiranë;
  2. Arë, nr. 4, 2 280 m2, Mëner i Sipërm, Tiranë;
  3. Arë, nr. 4 1 220 m2, Mëner i Sipërm, Tiranë;
  4. Arë, nr. 5 95 m2, Mëner i Sipërm, Tiranë;
  5. Arë, nr. 5/1 1 305 m2, Mëner i Sipërm, Tiranë;
  6. Arë, nr. 6, 250 m2, Mëner i Sipërm, Tiranë;
  7. Arë, nr. 7, 90 m2, Mëner i Sipërm, Tiranë;
  8. Arë, nr. 8, 2 570 m2, Mëner i Sipërm, Tiranë;
  9. Arë, nr. 9, 950 m2, Mëner i Sipërm, Tiranë;
  10. Arë, 10 270 m2, Mëner i Sipërm, Tiranë;
  11. Arë, 11, 1 950 m2, Mëner i Sipërm, Tiranë;
  12. Arë, 12, 300 m2, Mëner i Sipërm, Tiranë;
  13. Arë, 23, 1 200 m2, Mëner i Sipërm, Tiranë;
  14. Arë, 24, 200 m2, Mëner i Sipërm, Tiranë.

Për të njëjtën skemë në një rast tjetër debitorit Bajram Kodra që duhet të shlyente 307 mijë lekë të vjetra, kjo shoqëri përmbarimore i ka sekuestruar 9 pasuri tokë arë dhe truall.

  1. Arë nr. pasurie 1632, ZK 3775, sip. 694 m2;
  2. Arë nr. pasurie 1802, ZK 3775, sip. 398 m2;
  3. Arë nr. pasurie 1804, ZK 3775, sip. 1772 m2;
  4. Arë nr. pasurie 2146, ZK 3775, sip. 1321 m2
  5. Arë nr. pasurie 2448, ZK 3775, sip. 3429 m2;
  6. Truall nr. pasurie 2518, ZK 3775, sip. 256 m2,
  7. Arë nr. pasurie 2519, ZK 3775, sip. 507 m2;
  8. Arë nr. pasurie 2563, ZK 3775, sip. 633 m2;
  9. Arë nr. pasurie 2565, ZK 3775, sip. 1152 m2

Ndërkohë Sadik Çokut dhe bashkëshortes së tij Pranvera Ccuku, i janë sekuestruar 10 mijë metra katror tokë arrë dhe truall në fshatin Ibë e Poshtme në Tiranë, vetëm për shkak se ishte debitor ndaj një vlere prej 689 mijë lekë të vjetra.

  1. Arë me me sip 977, Ibë e Poshtme, Tiranë
  2. Arë me sip. 1 500 m2, ZK 1977, Ibë e Poshtme, Tiranë;
  3. Arë me sip. 1300 m2, ZK 1977, Ibë e Poshtme, Tiranë
  4. Arë me sip. 1 000 m2, ZK 1977, Ibë e Poshtme, Tiranë;
  5. Pemëtore me sip. 2 100 m2, ZK 1977, Ibë e Poshtme, Tiranë.
  6. Arë me sip. 2 600 m2, –ZK 1977, Ibë e Poshtme, Tiranë.

E njëjta skemë ka ndodhur dhe me cciftin Vjollca Karaj dhe Besnik Kocciu. Sa siper ish-përmbaruesit kane shtrirë sekuestrot konservative ndaj pasurive të debitorit.

Totali i trojeve të sekuestruara është 216 509 m2 ose 22 Hektarëminimalisht sa 500-fishi i detyrimit që është vetëm 1 267 160 lekë.

Në të gjitha rastet e trajtuara më sipër këto sekuestro janë vendosur nga përmbauesi gjyqësor Jordisa Dervishi.

Për sa sipër dhe nga aktet e administruara provohet se me veprime konkrete dhe të drejtpërdrejta përmbaruesja Jordisa Dervishi, ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të dëtyrës”

Sipas akuzës Jordisa Dervishi, Arben Meskuti, Alban Kote, Alketa Tanushi, në cilësinë e përmbaruesve dyshohet se kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Keida Seferi, në cilësinë e përmbarueses dyshohet se ka konsumuar elementet e vepres penale të “Vjedhjes”.

Ndërsa AldoDaka, Albert Gega e Edmond Mato në cilësinë e administratorëve të shoqërive përmbarimore “Star – FS”, dyshohet se kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Vjedhjes”.

Elda Ibro administratore e shoqërisë MCA (Mikro Kredit Albania), dyshohet se ka konsumuar elementet e vepres penale te “Vjedhjes”.

Rasti i parë i Mashtrimit

Tomor Hidaj, mbi bazën e te dhënave të klientit, ka marrë dy kredi pranë “Bankës ProCredit”.

E para rezulton të jetë marrë në datë 18 dhjetor 2006 në vlerën e 150.000 lek, ndërsa e dyta është marrë në vlerën e 200.000 lekë, në datë 4 shkurt 2008.

Për kontratën e dytë të kredimarjes “Banka ProCredit”, ka kërkuar në nxjerjen e një urdhër ekzekutimi, ku në 21 Tetor 2010 gjykata e Tiranës e ka pranuar atë.

Në 28 Gusht 2015, “Banka ProCredit”, ka njoftuar për kalimin e kësaj kredie tek kreditori “Micro Credit Albania”.

Sipas këtij njoftimi totali i detyrimit ka qënë në vlerën e 95,544.00 lekë.

Lidhur me këtë rast Ministria e Drejtësisë, ka vënë në shërbim të prokurorisë së Tiranës në dispozicion të hetimit aktet mbi ekzekutimin e kredive me subjekt Tomorr Hidaj.

Nga aktet konstatohet se shërbimi përmbarimor “STAR” në 23 shtator 2015, me përmbarues Jordisa Dervishi, ka njoftuar debitorin solidare Dhurata Hidaj, dhe debitorin Tomorr Hidaj për ekzekutim vullnetare të detyrimit.

Shërbimi përmbarimorë “STAR”, me përmbarues Jordisa Dervishi, mbi bazën e kërkesës se palës kreditore MCA-se,ka njoftuar palën debitore Tomorr Hodaj e Dhurata Hidaj për ekzekutimin vullnetare të detyrimit.

Ndërkohë në 12 Tetor 2015 shërbimi përmbarimor “STAR”, me përmbaruese Jordisa Dervishi, ka vendosur pushimin e ekzekutimit, pasi është bërë përmbushja totale e detyrimit.

Në kuadër të këtyre veprimeve në datën 8 Tetor 2015, është nënshkruar një kontrate tjetër kredie nga Tomorr Hidaj.

Kjo kontrate është nënshkruar mes tij dhe agjencisë financiare “Micro Credit Albaniash” për vlerën 122 300 lekë, por në dosje mungojnë veprimet e kryera me arkën për kalimin e shumes nga MCA tek zyra përmbarimore dhe anasjelltas.

Nisur nga kjo situatë, prokuroria e Tiranës pretendon se kredia e dhënë nga “MicroCreditAlbania” është lëshuar në kushtet e mashtrimit.

Kjo për faktin se “MicroCreditAlbania” ka qënë në dijeni të pamundësisë financiare të likuidimit nga ana e debitorve Tomor dhe Dhurata Hidaj.

Burrë e grua, kanë qënë të regjistruar në regjistrin e kreditorëve të këqinj nga banka e Shqipërisë.

Referuar akteve dhe deklarimeve është provuar se vjedhja është kryer në kushtet e mirëbesimit, duke mashtruar subjektet se me marrjen e kredisë tek MCA, për të likujduar kredinë e mëparshme do të kishin kushte lehtësimi në pagesën e kësteve.

“…ky fakt më vonë nuk ka rezultuar i tillë por ka rënduar akoma edhe më shumë gjëndjen financiare të subjektit debitor…”thuhet në dosjen e prokurorisë.

Rasti numër dy i mashtrimit

Gjithashtu rasti i dytë që provon këto veprime të paligjshme, është se veprimet janë kryer në bashkëpunim nga MCA, me shoqërinë përmbarimore dhe me përmbaruesen Jordisa Dervishi.

Sipas akuzës ky fakt vërehet se nga përmbaruesja është vendosur pushimi menjëherë pasi shuma e kredisë është likuiduar.

Hysni Troci, ka qënë subjekt përmbarimor në cilësinë e debitorit ndaj bankës se nivelit të dytë “ProCrcdit Bank”, e cila ka kaluar kredinë tek shoqëria “MicroCrcditAlbania”.

Më pak emigrantë në kufirin SHBA-Meksikë
Në 2 qershor 2016 përmbaruesja Jordisa Dervislıi, e punësuar pranë shërbimit përmbarimore “STAR”, me emër te ndryshuar “FS” ka vendosur pushimin e ekzekutimit të urdhrit të ekzekutimit 24 nëntor 2015.

Titulli ekzekutiv i përket kredisë së datës 31 janar 2003.

(Përmbaruesi ka ekzekutuar një titull ekzekutiv qe ishte parashkruar).

Në vendimin e gjykatës kreditori i ri MCA, pretendon se debitori është me vonesë prej 4465 dite, pra më shumë se 12 vite.

Pasi nuk janë mjaftuar me vënien në ekzekutim të një titulli,i cili kishte përmbushur afatin e parashkrimit, kreditori është futur në një rreth vicioz të rritjes së detyrimit, nëpërmjet një kredie te re.

Referuar dokumenteve të vëna në dispozicion nga “ProCreditBank”, prokuroria e Tiranës ka zbuluar se pikërisht, urdhrit “Për heqjen e sekuestros konservative të vendsour në 7 shkurtg 2019 të përmbarueses Kejda Seferi, vërtetohet se katër ditë përpara se të kërkohej pushimi i ekzekutimit nga kreditori, pikërisht në 28 maj 2016 është nënshkruar kontrata e kredisë konsumatore me kreditorin “MicroCredit Albania”, për të cilin është lëshuar një urdhër i ri ekzekutimi, i nxjerë në 27 korrik 2017 dhe më pas është vendosr në ekzekutim nga “Shërbimi Përmbarimorë FS”.

Rasti numër tre i mashtrimit
Ndërkohë një rast i tretë i mashtrimit lidhet me shtetasen Eriselda Rista. Kjo grua së bashku më bashkëshortin e saj Ilir Dylgjeri, ka marrë një kredi pranë “ProCreditBank” në 2010, në shumën 700 mijë lekë të reja.

Pas disa shlyerjesh kredi-marrësit, nuk e paguajnë këstet dhe me vonë banka kërkon nga gjykata të nxirret një urdhër ekzekutimi për marrjen me forcë të detyrimit nga shërbimi përmbarimor.

Gjykata e Tiranës ka lëshuar urdhër ekzekutimi në vlerën e 735 mijë lekëve.

Ajo i është drejtuar shoqërisë “Shkrela” për titullin e ekzekutimit ku në mënyrë të detajuar ka kërkuar mbi 692 mijë lekë principal, mbi 230 mijë lekë interesa dhe mbi 85 mijë lekë gjoba.

Në total vlera e kërkuar është mbi një milionë lekë të reja. Ndërkohë që vendimi i gjykatës ishte për 735 mijë lekë. Rezulton se banka ka kërkuar 272 mijë lekë më shumë se sa ka vendosur gjykata.

Përmbaruesi Ilirjan Shkrela lidhur me ekzekutimin ka nisur procedurën e ekzekutimit duke shtuar edhe tarifën përmbarimore prej 58 mijë lekësh.

Fillimisht ka urdhëruar vendosjen e masës sekuestro konservative mbi pagën e debitores nga janari 2013 deri në janar 2014.

Gjithë këtë periudhe çdo muaj ka kaluar rregullisht shuma prej 12 mijë lekë të reja nga llogaria e përmbaruesit te ajo e bankës “ProCredit”.

Kjo bankë ka kaluar një sërë dosjesh te shërbimi përmbarimor “ZiG”. Mes tyre ishte edhe dosja e EriseldaRista.

Pas transferimit të çështjesh nga njëra zyrë përmbarimore te tjera u shtuan edhe 6600 lekë për shpenzimet e administratimit të dosjes përmbarimore.

Përmbaruesja e shoqërisë përmbarimore “STAR”, Jordisa Dervishi ka sekuestruar pagat e dy bashkëshorteve si dhe mjete motorike.

Me pas në maj të 2015, “ProCreditBank”, i ka shitur portofolin e kredive te keqia agjensise financiare “MicroCredit Albani”.

Me ketë agjenci ata kanë lidhur katër kontrata me të njëjtin kreditor që kërkonte ekzekutimin e detyrimit “MicroCreditAlbania”.

“…praktika si këto qe janë trajtuar me sipër, ne dosjet përmbarimore objekt hetimi janë ne një numër të konsiderueshëm…”-thuhet në dosjen e prokurorisë së Tiranës.

/Shqip.com