Filmi “Zgjoi” merr vëmendjen e mediava spanjolle

Filmi kosovar “Zgjoi”, me regji të Blerta Bashollit, po vazhdon të shënoj suksese në botë.
Së fundmi “Zgjoi”, është shfaqur edhe në kinematë e Spanjës, gjë që ka bërë që të ketë vëmendjen e mediave spanjolle.
Shumë nga mediat filmin “Zgjoi”, e kanë vlerësuar si film që u jep forcë grave dhe përshkruan vështirësitë e tyre në Kosovë.
“Zgjoi”, ka ndarë disa nga shkrimet që u shkruan për të nga mediat spanjolle.
Disa prej tyre janë të renditura më poshtë.
“Një grua kundër patriarkatit në Kosovë. Regjisorja kosovare, Blerta Basholli na shfaq luftën në vendin e saj nga këndvështrimi i grave, duke marrë si referencë një histori të vërtetë, atë të një të veje që ka hapur një biznes në kundërshtim me përditshmëritë e shoqërisë” – El Periodico.
“Blerta Basholli: ‘Komuniteti i grave është ashtu siç duhet’. Regjisorja kosovare, Blerta Basholli debuton në metrazh të gjatë me një film të bazuar në realitet, një histori frymëzuese që u jep të drejtë grave dhe denoncon shoqërinë patriarkale” – La Gran Ilusion.
“Zgjoi” i bazuar në një histori të vërtetë, tregon vështirësitë e një gruaje që kërkon të punojë në një mjedis patriarkat” – La Vanguardia.
“Blerta Basholli, regjisorja e ‘Zgjoit’: Politikanët serbë shfrytëzojnë inatet e vjetra për të fituar vota. I shpërblyer në Festivalet e Filmit në Sundance dhe atë në Valladolid, kineastja kosovare është frymëzuar nga një historie e vërtetë e një gruaje e cila hapi një biznes bashkë me gra të tjera në një shoqëri rrënjësisht patriarkale” – El Espanol.
“Blerta Basholli, regjisorja e ‘Zgjoit’: “Shpresoj që kjo histori të jetë frymëzues për gratë” – Abc.es.
“Blerta Basholli: Është një brez i tërë që nuk e di se çfarë ka ndodhur në Kosovë” – Larazon.
“’Zgjoi’: Gruaja që sfidoi shoqërinë patriarkale, duke mësuar që të vozisë veturë, në Kosovën e pas luftës. Filmi i Blerta Bashollit, kandidati i Kosovës për ‘Oscars’ shpalos rrëfimin e grave që bashkohen në kohë lufte” – El Diario.
“Filmi i parë i gjatë i regjisores kosovare, Blerta Basholli, tregon historinë frymëzuese të një grup grash dhe luftën, këmbënguljen e zgjuarsinë e tyre” – Cineuropa.