Filmi ku luan Jennifer Lopez thyen rekord
Publikuar:
(19.05.2023 19:16:31)

Filmi i ri aksion i Netflix, “The Mother”, me Jennifer Lopez në rolin kryesor po thyen të gjitha rekordet dhe është bërë realizimi më i ndjekur i platformës streaming në javën e parë të publikimit.
Filmi thriller-aksion pati 83.71 milionë orë të ndjekura gjatë periudhës 8-14 maj dhe ishte numri 1 në 82 vende me pothuajse 43 milionë shikime.
Filmi u shfaq premierë në shërbimin e transmetimit më 12 maj.
Gjithashtu, “The Mother”, zuri vendin e parë në kategorinë e filmave në gjuhën angleze në listën e kësaj jave, pasuar nga filmi “A Man Called Otto” dhe “The Croods”, në vendin e dytë dhe të tretë.
/Shqip.com