Filmi kosovar ‘Vera Andrron Detin’ fiton çmimin për Debutimin Ndërkombëtar në ‘Göteborg Film Festival’

Filmi kosovar ‘Vera Andrron Detin’ me regji të Kaltrina Krasniqit ka fituar çmimin për Debutimin Ndërkombëtar në ‘Göteborg Film Festival’.
“Çmimi Ndërkombëtar i Debutimit Ingmar Bergman prezantohet në bashkëpunim me Fondacionet Bergman – të cilat përbëhen nga Fondacioni Ingmar Bergman, Bergmangårdarna dhe Bergmancenter në Fårö.”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të festivalit.

Në film përditshmëria e qetë e Verës (64) çrregullohet nga vetëvrasja e papritur e burrit të saj që hapë rrugë për njëparadë të padëshiruar kërcënimesh nga kusherinjtë që pretendojnë të kenë pronësi mbi shtëpinë e familjes së tyre në fshat. Kur tendencat e një skeme të nëntokës fillojnë të dalin në pah, bota e Verës përballet me rreziqe të cilat duket se dota fundosin atë. Frika dhe mosbesimi, shtyejnë Verën të marrë fatin e familjes në duart e saj.
Juria e këtij viti përbëhej nga Nathalie Álvarez Mesén, regjisor, Suedi, Asta Kamma August, aktor, Suedi, Martin Eia-Revheim, sipërmarrës kulturor, Norvegji dhe Rafael Sampaio, producent, Brazil.