Filmi i ri biografik i Marilyn Monroe mund të shkaktojë “disa polemika”

Filmi biografik i Marilyn Monroe, mund të shkaktojë polemika.
Kështu ka thënë aktori i njohur amerikan Adrien Brody, ai shtoi se filmi mund të shkaktojë polemika kur të publikohet.
Brody i cili luan bashkëshortin e Monroe në film bëri shaka se “do të ketë disa polemika” rreth biografisë së Monroe-s.
Me regji nga Andrew Dominik dhe bazuar në romanin e Joyce Carol Oates, filmi i titulluar “Blonde” përshkruhet si një histori që riimagjinon ikonën e Hollivudit dhe “mjegullon linjat e fakteve dhe trillimeve”.
Filmi ka tërhequr vëmendjen muajt e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Krahas Ana de Armas, e cila do të luajë rolin kryesor, kasti i filmit përfshin Bobby Cannavale, Julianne Nicholson, Xavier Samuel dhe Evan Williams.
“Blonde” do të transmetohet në Netflix më 23 shtator të këtij viti.