Filmi i parë komercial në botë nga vëllezërit Lumiere

Më 28 dhjetor 1895, shfaqja e parë e filmit komercial në botë është zhvilluar në Paris.
Filmi u realizua nga Louis dhe Auguste Lumiere, dy vëllezër francezë që zhvilluan një kamerë-projektor të quajtur Cinematographe.
Lumiere zbuluan shpikjen e tyre në mars të vitit 1895 me një film të shkurtër që tregonte punëtorët që largoheshin nga fabrika Lumiere.
Ndërkaq, më 28 dhjetor ata shfaqën një sërë skenash të shkurtra nga jeta e përditshme franceze.

Teknologjia e filmit i ka rrënjët në fillim të viteve 1830, kur Joseph Plateau i Belgjikës dhe Simon Stampfer i Austrisë zhvilluan njëkohësisht një pajisje të quajtur “phenakistoscope” i cili përfshinte një disk rrotullues me vrima përmes të cilave mund të shiheshin një sërë vizatimesh, duke krijuar efektin e një imazh i vetëm lëvizës.
“Phenakistoscope” i konsideruar si pararendës i filmave modernë, u pasua nga dekada përparime dhe në 1890, Thomas Edison dhe ndihmësi i tij William Dickson zhvilluan kamerën e parë të filmave, të quajtur Kinetograph, shkruan History.
Vitin tjetër, 1891, Edison shpiku Kinetoskopin, një makinë me një shikues që lejonte një person të shikonte një shirit filmi ndërsa ai kalonte pranë një drite.
Por, “Cinématographe’, e Louis Lumiere, e cila u patentua në vitin 1895, ishte një kombinim i kamerës filmike dhe projektorit që mund të shfaqte imazhe lëvizëse në një ekran për një audiencë.
Lumieres hapën teatrot (të njohura si kinema) në 1896 për të treguar punën e tyre dhe dërguan ekipe kameramanësh në mbarë botën për të shfaqur filma dhe për të xhiruar materiale të reja.
Në vitin 1896, Vitascope Hall, që besohet të jetë teatri i parë në SHBA i kushtuar shfaqjes së filmave, u hap në New Orleans.
Përveç Cinematographe, Lumieres zhvilluan gjithashtu procesin e parë praktik të fotografisë me ngjyra, pjatën Autochrome, e cila debutoi në vitin 1907.