Lajme

Fillon takim i Osmanit me kryediplomaten sllovene

Kryediplomatja sllovene, Tanja Fajon është pritur në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Takimi po mbahet në Kabinetin e Presidencës dhe mediat janë lejuar vetëm të marrin pamje.

Kujtojmë se më herët, Fajon është takuar me ministren e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvallën.

Megjithatë, nga ky takim, Fajon dhe Gërvalla kanë dal në konferencë të përbashkët.

Fajon është shprehur se Kosova dhe Serbia duhet t’i fillojnë negociata për normalizimin e marrëdhënieve në mes njëra-tjetrës mbi planin franko-gjerman i cili tashmë ka marrë edhe mbështetjen e Bashkimit Evropian.

Kurse, nga kjo konferencë kanë dal gjëra të reja për ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishajn.

Gërvalla tha se nuk ka asnjë informacion zyrtarë mbi atë se çfarë është duke u thënë në media dhe me spekulime nuk mund të shkarkohet një ambasador.

Veç tjerash, Gërvalla njoftoi që Berishaj është shprehur i gatshëm për realizimin e një konference të përbashkët ku mund të iu përgjigjët gazetarëve lidhur me lajmet në të cilat po lakohet emri i tij.

/Shqip.com