Fillon instalimi i njehsorëve për ngrohje në Prishtinë, banorëve u kërkohet të jenë në shtëpi gjatë procesit

Fondacioni i Milenimumit të Kosovës (Millennium Foundation Kosovo), njofton se në gjatë javëve që po vien, do të bëhet instalimi i njehsorëve për ngrohje.
Përmes një lajmërimi në Twitter, kanë lutur të gjithë qytetarët që banojnë në Prishtinë të jenë në shtëpi gjatë instalimit të njehsorëve, proces ky që zgjat gjysmë ore.
“Instalimi i njehsorëve për ngrohje fillon nesër. Kjo video shpjegon tërë procesin në vetëm dy hapa. Krejt çka duhet nga ju, është që gjatë javëve në vijim, të jeni në shtëpi për vetëm 30 min sa zgjatë instalimi”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se Fondacioni i Milenimumit të Kosovës (Millennium Foundation Kosovo) dhe Ndërmarrja Publike “Termokos” kanë nënshkruar marrëveshje të mirëkuptimit impementimin e projektit Prishtina Heat Save.
Ndërsa, në maj të këtij viti një delegacion nga Millennium Challenge Corporation (MCC) kanë qenë për vizitë në Kosovë.
Ata kanë vizituar nga afër apartamentet përfituese të Prishtina Heat Save.
Çka është projekti Prishtina Heat Save?
Projekti PRISHTINA HEAT SAVE dhe njehsorët e mençur do të ndryshojnë mënyrën se si e paguani faturën e ngrohjes qendrore.
Të gjithë banorët e ndërtesave që janë të kyqura në ngrohtoren e qytetit TERMOKOS do të paguajnë faturën e ngrohjes varësisht nga konsumi e jo nga metrat katrorë të hapësirës e cila ngrohet.
Ky projekt ka vlerën prej 10 milionë dollarë./Shqip.com