Filharmonia e Kosovës mban dy koncerte në Portugali
Publikuar:
(19.03.2023 21:27:33)

Filharmonia e Kosovës do të mbajë koncert në Portugali.
Sipas njoftimit, koncerti do të mbahet në qytetin Bragas.
“Mbrëmjen e 22 marsit, Kori dhe Orkestra do të interpretojnë në Katedralen ikonike të këtij qyteti verior portugez prej orës 21:30”, thuhet në njoftimin e Filharmonisë.
Filharmonia do të mbajë dy koncerte, njërin më 20 mars, në kuadër të Javës Kulturore të Kosovës.
Orkestra dhe Kori në drejtimin e Baki Jasharit do të intepretojnë vepra nga Rexho Mulliqi, Valton Beqiri dhe Karl Jenkins.

/Shqip.com