Rozë

Fifi tregon arsyen e ‘çuditshme’ pse nuk u publikua bashkëpunimi me Flori Mumajesin

Fifi dhe Flori

Këngëtarja e njohur Fifi në një diskutime me Arjolën dhe Monikën ka treguar një histori të padëgjuar më parë.

Ajo tregoi që ka dy vite që është finalizuar një këngë me videoklip, të cilin e ka sjellë në bashkëpunim me Flori Mumajesin, por që nuk është publikuar për një arsye të ‘çuditshme’.

Ajo tha se gjatë asaj kohë ka qenë 100 kilogramë dhe për ketë Flori nuk e ka postuar duke pasur hallin e saj.

Ajo tha se një gjë e tillë nuk i pengon dhe i ka thënë kompozitorit që ta publikojë.

‘E kam një këngë me videoklip gati që dy vjet, që rrinë aty klipi. Thjeshtë kamë qenë 100 kile aty dhe ai ka hallin tim mos po dokna keq. I kam thënë shumë shpesh se mu nuk më vjen keq qysh kam qenë, mu s’me vjen marre’, tha Fifi.

Fifi me tej, tregojë që nga ajo kohë ka humbur 30 kilogramë dhe operacioni për humbjen e peshës nuk i ka ndihmuar./SHQIP.com