Fifi shfaqet në gjendje jo të mirë shëndetësore, publikon pamjet
Publikuar:
(10.08.2021 17:01:00)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fifi, duket se këto ditë nuk është në gjendje të mire shëndetësore, shkruan SHQIP.
Ajo u ka treguar ndjekësve të saj se ndodhet në spital dhe po trajtohet me oksigjenoterapi.
Fifi në Instagram nuk ka bërë të ditur se nga çka është duke vuajtur , por vetëm ka publikuar një pamje nga spitali ku shihet duke marrë oksigjen.

“Kam nevojë të më kthehet zëri im, kam nevojë të frymoj”, ka shkruar Fifi në InstaStory.
Përndryshe, këngëtarja nga Gjilani ka muaj që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor.
Kënga e saj e fundit është bashkëpunimi më Brunon të titulluar “ Fiksimi im”, projekt me të cilin kanë marrë pjesë në Këngën Magjike.
Kënga që tre muaj nga lansimi ka marrë mbi 10 milionë klikime./SHQIP.com