Fifi sëmuret, banorët thërrasin ambulancën

Mbrëmë pas përfundimit të spektaklit, raporti mes Fifit dhe Granitit ka marrë drejtim tjetër pasi ky i fundit u shpreh se nuk mund të ketë diçka më shumë mes tyre dhe e sheh si person të afërt.
Ish-futbollisti i tha Fifit se nuk mund të jenë më shumë se shokë.
“Është zgjatur pak shumë kjo puna jonë edhe ka ardh një moment që ndoshta edhe njerëzit po presin me kuptu çka është kjo puna jonë. Të kam shumë për qejfi, të du shumë, shumë si person, por thjesht…”, ka thënë ai.
Kjo gjë ka bërë që këngëtares t’i përkeqësohet gjendja shëndetësore dhe banorët kanë kërkuar të thirret ambulanca.
Kujtojmë se vetëm pak orë para se të ishte nata e spektaklit, Fifi dhe Graniti u shfaqën të afërt me njëri tjetrin.
Dyshja kohëve të fundit kanë shprehur hapur pëlqimin ndaj njëri-tjetrit, por një pjesë e banorëve po dyshojnë tek deklarata e konkurrentit nga Kosova e që doli që jetë e vërtetë./SHQIP.com