Fifi është në pritje të ëmbël
Publikuar:
(22.12.2022 09:48:43)

Këngëtarja shqiptare, Filloreta Raci e njohur ndryshe me emrin artistik, Fifi së fundi ka konfirmuar se është në pritje të ëmbël.
Lajmin e ka dhënë vetë artistja në natën e tretë të Festivalit të Këngës.
Ajo ka thënë se përgjegjësi e saj në këtë festival ka qenë e dyfishtë pasiqë nuk ka kënduar vetëm, por me fëmijën e saj brenda.
Kanë kaluar një vit që kur Fifi është në një lidhje dashurie me Adis Patushin ndaj të cilit asnjëherë nuk mungojnë dedikimet romantike.
Festivali i Këngës është festivali i 61-të që po mbahet në Radio Televizionin Shqiptar.
Ndërsa, për Eurovizion, Fifi po garon me këngën “Stop”.
/Shqip.com