Fifi e konfirmon lidhjen me ish-bashkëshortin e Adrola Dushit, puthen në publik
Publikuar:
(06.02.2022 09:20:58)

Këngëtarja dhe tekst shkruesja Filloreta Raçi-Fifi së fundmi ka konfirmuar romancën që po përjeton me Adis Patushin.
Derisa ishte duke kënduar në një ndenjë në Shqipëri, publiku i kërkoi Fifit të shkëmbejë puthje me partnerin e saj.
E një gjë të tillë ajo dhe Adis-i e bënë me shumë pasion.
Në një video të publikuar nga ‘IconStyle’, Fifi shihet teksa i dhuron një puthje partnerit të saj të ri, Adis Patushi gjatë kohës sa ishte duke performuar në skenë, teksa i gjithë publiku brohoriti për çiftin e ri.
Adis Patushi është ish-bashkëshorti i Adrola Dushit, me të cilën ka edhe një djalë./Shqip.com