Sport Ndërkombëtar

FIFA jep sqarimin zyrtar për golin e Japonisë

Japonia mbrëmë bëri befasinë më të këndshme në Botëror duke mposhtur Spanjën dhe duke kaluar tutje në fazën tjetër të Kupës së Botës, Katari 2022.

Por, goli i dytë bëri që tifozët të bëjnë komente të ndryshme në mbarë botën në atë se a ka ekzistuar apo jo ky gol, pasi që në kamera topi dukej se e kishte kaluar vijën fundore, gjë që duket edhe sot.

Por, a është topi brenda apo jashtë? Dilemës së fansave i ka dhënë fund FIFA ku ka konfirmuar që goli i Tanakas është i rregullt dhe se topi nuk e ka kaluar vijën fundore.

Censorët e vendosur në top tregojnë së edhe pse disa milimetra jashtë, topi ishte në vijë, e cila gjë do të thotë se aksioni ishte i rregullt dhe goli ishte i merituar dhe bëri që japonezët ta fitojnë këtë ndeshje.

Rregulla e re e FIFA-s thotë se mjafton një milimetër që topi të jetë në vizën e bardhë, për t’u cilësuar se ai është brenda.

Japonia e fitoi Grupin E me gjashtë pikë, duke lënë pas Spanjën me katër pikë dhe Gjermaninë me po aq pikë.

Në 1/8-ën e finales Japonia do të luajë kundër Kroacisë, që është nënkampion i Botës, kurse Spanja me Marokun.

/Shqip.com