Rozë

Fero i bie pishman për tatuazhet: Pasi lexova hadithet vendosa të mos bëj më – jam penduar te Zoti

Reperi Fero kohët e fundit po komentohet mjaft shumë në mediat rozë. Kjo për shkak të ‘dissave’ kundrejt Unikkatilit.

Por së fundmi, ai ka qenë i ftuar në emisionin “Barber Shok”, ku ka folur mbi rikthimin e tij në muzikë, përkatësisht në label-in që dikur e bëri të famshëm, ON Records.

Ndër të tjerash, reperi u përball edhe me një pyetje shumë interesante nga moderatori Fis Juniku, i cili e pyeti rreth tatuazheve në trup – për të cilat ai u shpreh i penduar.

“Me thënë të drejtën më ka rënë t’i lexoj disa hadhithe, edhe kam vendosur që s’bëj më tatuazhe. Këto që i kam bërë, jam penduar te Allahu, por s’bëj më. Tash kohën me kthy për t’i hequr, s’mund t’i heqë, por prej tani nuk bëj më”, tha Fero.

Fero po ashtu tregoi se në planet e tij janë shumë projekte që do t’i realizojë me bashkëpunëtorët e dikurshëm, Zzap dhe Chriss.

Pëndryshe, Fero tani ka epitetin prind dhe jeta tij është përmbushur në çdo aspekt./Shqip.com