Fero dërgohet në mbajtje, policia jep detaje
Publikuar:
(30.10.2021 09:24:59)

Policia e Kosovës ka thënë se ka arrestuar të premtën Feron dhe truprojën e tij, pasi dyshohet se kanë sulmuar me armë producentin, Jetmir Agaj.
Sipas policisë, viktima është sulmuar në studion e tij në rrugën “Nehib Gashi” në Prishtinë”.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa njëri prej të dyshuarve i kishte drejtuar revolen viktimës tjetër e cila ishte jashtë studios.
Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, thekson raporti.

Jetmir Agaj të premten për Shqip.com ka konfirmuar sulmin dhe ka thënë se ngjarja ka ndodhur për shkak se kishte refuzuar të bashkëpunonte me reperin gjilanas./SHQIP.com