Kulturë Kino

‘FemArt’ përmbyll edicionin me shfaqjen e baletit “Luxuria”

Në kuadër të festivalit ‘FemArt’ sot do të prezantohet edhe shfaqja speciale e baletit “Luxuria” me regji të David Gutiérrez Molina.

Shfaqja do të luhet në Tetarin Kombëtar të Kosovës dhe do të fillojë nga ora 21:30.

E që gjithashtu do jetë shfaqja e fundit e festivalit.

““Luxurîa”, është një shfaqje e cila ka gjithçka; nga seksi tek skandali, deri tek tronditja totale dhe e paprecedentë, dhe kombinimi i vallëzimit tradicional, atij modern dhe bashkëkohor i flamenkos e bën atë pa dyshim një nga prodhimet e reja më tërheqëse”, thuhet në përshkrimin e shfaqjes.

Sinteza magjepsëse e stileve muzikore, që është kombinim midis muzikës klasike, xhazit dhe flamenkos konvencionale nënkupton që në skenë krijohet një ambient i bukur, lirik dhe megjithatë tragjik, dhe i mbushur me konflikte.

Kujtojmë që po ashtu sot në kuadër tw FemArt, do të jepet edhe shfaqja “Ora e vdekjes”, me regji të Ilir Bokshit, e bazuar në histori të vërteta të burgosurve politik në Kosovë dhe Shqipëri, do të jepet premierë në Muzeun e Burgut të Prishtinës.