Fejohet mbesa e Joe Biden
Publikuar:
(06.09.2021 17:45:57)

Naomi, mbesa e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden është fejuar.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram.
“Përgjithmonë”, shkroi ajo në imazhin ku ka pozuar më të fejuarin e saj, derisa tregonë edhe unazën që mbanë në dorë.
Pas kësaj urimet kanë vërshuar nga familjarët dhe ndjekësit e saj.
“Urime, kjo është fantastike, ju e keni gjetur shokun tuaj shpirtëror ️,” shkruan njëri ndërsa tjetri shton, “Urime !! Unaza është e mrekullueshme.”
Naomi është vajza më e madhe e djalit të presidentit, Joe Biden./SHQIP.com