Fejohen Robin dhe Marigona Krasniqi?

Boksieri i njohur, Robin Krasniqi, ka zyrtarizuar lidhjen e tij me modelen, Marigona Krasniqi.
Çifti e konfirmuan mbrëmë lajmin përmes fotografive të përbashkëta të publikuara në rrjetet sociale.
Së fundmi në media kanë qarkulluar disa lajme se çifti është fejuar, e gjithë kjo pasi modelja ka publikuar disa imazhe bashkë më Robinin , të realizuara në Stamboll, ku në gishte të saj vërehet edhe një unazë.

Pas kësaj komentet për çiftin kanë qenë të shumta nga ndjekësit në rrjetet sociale, shumica prej të cilëve i kanë uruar dyshes trashëgime.
Ndryshe përveç fansave të shumtë dyshja janë uruar edhe nga emra të njohur për publikun shqiptar si: Adriana Matoshi, Ana Kabashi, Oriola Marashi, Laura Geci etj.

Në anën tjetër, Marigona para disa ditë në “Ftesë në 5”, ka thënë se me Robinin është njohur para pesë viteve dhe se shumë shpejtë mund ta kenë një dasmë.
Ndryshe, Robini ka kohë që është ndarë nga modelja, Heidi Lushtaku, kjo e fundit ka deklaruar se dyshja kanë mbetur shokë./SHQIP.com
