Fejesa e djalit të Naimit dhe Mihrijes bën bashkë për herë të parë dy këngëtaret që janë në sherr prej vitesh

Mbrëmjen e djeshme çifti i njohur i shoubizit shqiptar, Naim Abazi dhe Mihrije Braha kanë përjetuar një nga momentet më emocionuese në jetën e tyre.
Ata kanë fejuar djalin e vetëm, Platorin.
Ata kanë organizuar një festë madhështore për djalin e tyre dhe të fejuarën e tij e cila quhet Tringa.

Nga postimet në rrjetet sociale vihet re se festa është mbajtur mes familjarësh dhe miqsh ndërsa Mihrija i ka kënduar çiftit në vallëzimin e tyre të parë.

Djali i këngëtarëve ka qenë në një marrëdhënie me Trigën prej një kohe të gjatë dhe kurorëzimi i fejesës erdhi surprizë për publikun.
Burime të Prives kanë treguar se kjo fejesë ka bërë bashkë edhe dy këngëtarët që janë në sherr prej vitesh, Shkurte Fejzën dhe Shyhrete Behlulin, të cilat nuk kanë komunikuar me njëra-tjetrën./Shqip.com
