Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat proteston nesër
Publikuar:
(08.12.2022 22:38:45)

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat gjatë ditës së nesërme pritet që të protestojnë para Komunës së Prishtinës.
Kjo protestë organizohet pasi që të njëjtit po kërkojnë rritje të pagave në sektorin e tyre.
Një protestë e ngjashme ishte paralajmëruar edhe në muajin nëntor, por që ishte vendosur që Qeverisë t’i jepet afat deri në realizimin e kërkesave.
Shtyrja e protestës ishte bërë për shkak se një pjesë e vogël kanë dal kundër.
Protesta pritet të nis nga ora 08:00.
/Shqip.com