Fatos Arapi, ikonë e poezisë shqipe

Poet i mirënjohur shqiptar, gazetar e tekst shkrues, Fatos Arapi, njihet për artikulimin gjuhësor e letrar në letërsinë shqiptare.
Arapi, ka lindur në qytetin e Vlorës, ndërsa më vonë shkoj në Bullgari për studime.
Përveç shkrimit të poezisë, e novelave, ai një kohë kishte punuar edhe si pedagog në Fakultet.
Veprat e tij i përkasin zhanreve të ndryshme, ku disa herë kishte fituar edhe çmime kombëtare e ndërkombëtare për poezi.
Poezitë e para Fatos Arapi i botoi në gjysmën e dytë të viteve pesëdhjetë, dhe, përkatësisht në vitet 1962 e 1966 botoi vëllimet “Shtigje poetike” dhe “Poezia dhe vjersha”.
Ai ishte i mbështetur në frymën popullore të poezisë, duke iu larguar stilit narrativ, përshkrues. Ku vlerësohet për mendësinë burokratike që trajtonte në poezi e shkrime.
Në vargjet e larmishme të Fatos Arapit, shpesh gjenden edhe ndërthurje metaforike, e alegorike, të cilat edhe i japin veçantinë shkrimit të tij.
Fatos Arapi, ndërroi jetë në moshën 88 vjeçare, duke lënë kështu një krijimtari artistike e letrare pas vetës.
Më poshtë për lexuesit e Shqip.com, gjeni edhe disa poezi të Fatos Arapit.
Si s’të desha pak më shumë
Unë e desha përtej vdekjes,
Ashtu dashurova unë
Edhe prap s’ia fal dot vetes:
S’i s’e desha pak më shumë…
Pak më shumë ku shpirti thyhet,
T’i them ndarjes: – Prit, ca pak…
Të gënjejmë mallin që s’shuhet,
Kujtimin të gënjejmë pak.
Përtej vdekjes, përtej botëve,
Atje ku nis “ca pak” tjetër,-
Asaj që më rri mes Zotave:
“Si s’të desha pak më tepër…”.
Nuk mbyllem dot
S’kam fuqi më as të trishtohem
Jemi anije pa spirancë
Mes erërave të egra të kundërta.
Peshqit Ilafazanë shurdhojnë qiellin
Më jepni ju një copë ironie,
Se nuk e gjej dot në veten time,-
Një copëz ironie
Sa gjysmëz e krahut të zogut,-
Të mbrohem nga shirat e verdhë
Të predikimeve të apostujve të lajthitur.
Të gjithë na kanë faj dhe askush:
Deshëm të krijohemi në asgjësimin tonë
Tani gjithë dritaret e shpirtit
Janë hapur, bymyer e kalbur
Nga shirat e lotëve,-
Dhe s’mbyllen më dot.
Mund të hyjë kush të dojë.