Rozë Ndërkombëtar

Fansi vuri bast se Bebe Rexha nuk do ta shihte mesazhin e tij, këngëtarja e sheh dhe i thotë t’i bëjë gati paratë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha po shijon pushimet me partnerin.

Ata ndodhen në Miami ku nuk kanë munguar imazhet e përbashkëta, të cilat edhe u komentuan nga fansat.

Ajo madje nuk heziton t’iu kthejë përgjigje ndjekësve në rrjetet sociale.

Një prej tyre i kishte shkruar së fundmi interpretueses së hitit “I’m a mess”: “Vë bast 50 dollarë (47 euro) se ti nuk do ta vësh re këtë”.

Dhe këngëtarja shqiptare me të parë këtë, e rishpërndau statusin e ndjekësit në llogarinë e saj zyrtare në Twitter, duke shkruar sipër saj: “Do të tërgoj aplikacionin tim të pagesave tani”.

Siç shihet fansi humbi bastin kundrejt këngëtares e cila pa komentin dhe iu përgjigj.

Bebe Rexha përndryshe ka një lidhje të fortë me fansat e saj dhe shpesh komunikon me ta në rrjetet sociale. /Shqip.com