Fansat i thanë se duket si Einxhel, Bora bën veprimin e papritur
Publikuar:
(06.04.2022 08:54:11)

Bora Zemani merr përherë vëmendje me postimet e saj në rrjetet sociale.
Ka mjaftuar dje një foto e postuar dhe fansat e kanë “vërshuar” me komente duke i thënë se po duket e ngjashme me Einxhel.

Kjo për shkak të kapelës që kishte vënë Bora e që është aksesori i preferuar i Einxhel.

Siç duket Borës nuk i kanë pëlqyer këto krahasime dhe ka fshirë foton nga profili i saj në instagram.
Ndryshe, Bora dhe Donaldi thuhet se kanë pasur dy takime një në shtëpinë e moderatores dhe një në Vjenë, ani pse mbesin ende raportime të pakonfirmuara nga ana e dyshes./Shqip.com
