Fansat e Noizyt rrahin shokun e Kozakut dhe Feros, dalin pamjet

Sherret mes reperave dhe influencerave të TikTok janë duke u shtuar pothuajse çdo ditë.
Disa javë më parë Noizy u përfshi në një sherr të ashpër përpara lokalit të tij në qytetin bregdetar.
Noizy doli jashtë lokalit dhe e ka goditi ‘rivalin’ e tij, Clevion, së bashku me shokët, teksa e gjithë skena e dhunshme xhirohej nga kamerat.
Kjo ka bërë që ky i fundit të arrestohet nga policia, pasi ka thyer edhe rregullin e arrestit shtëpiak.
Madje një ditë më vonë në lokalin e reperit nga Durrësi është vendosur një bombë e cila ka shpërthyer, duke i shkaktuar dëmë materiale.
Por duket se dhuna nuk ndalet këtu, gjatë një koncertit të Noizyt një tjetër reper me emrin ‘Medi Iseni’ i cili jeton në Zvicër është sulmuar me grushta nga disa ‘fansa’ të reperit.
Kujtojmë se ‘Medi Iseni’ është shoku i Kozakut dhe reperit nga Kosova, Fero por që ka patur përplasje me ofendime me reperin Noizy./SHQIP.com