Familja 4 anëtarëshe që vdiqën në aksidentin tragjik në Bullgari, janë familjarë të këngëtares kosovare

Së paku 46 persona kanë mbetur të vdekur në një aksident autobusi në orët e para të mëngjesit të së martës në Sofje të Bullgarisë.
Në lidhje me këtë aksident tragjik, personazhe të njohura të vendit kanë shprehur ngushëllime për jetët e humbura.
Ndërsa, një prej këngëtareve të njohura shqiptare, Ganimete Abazi, ka humbur familjarët e saj në këtë aksident.
Lajmi u bë i ditur nga vet ajo në një postim në Instagram.
Kryefamiljari që humbi jetën me gruan dhe dy fëmijët binjakë ishte djali i tezës së këngëtares shqiptare.

“Dhimbje, trishtim, lot! Se kam mendu që kështu do ikni! Sa të vështirë e kam tani me ardh në Shkup e mos me ju taku! Të pata djalë teze, por të desha si vëlla o Avni. Do të na mungoni shumë. Pushoni në parajsë engjëjt e mi”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.
Ndryshe, shkaku i këtij aksidenti në autostradën 40 kilometra larg Sojes ende nuk dihet.
Sipas raportimit të mediave, 12 fëmijë ishin në atë autobus i cili po udhëtonte nga Stambolli për në Shkup./SHQIP.com