Falja e namazit të Fitër Bajramit bëhet në sheshin e Tiranës
Publikuar:
(02.05.2022 09:27:02)

Sheshi “Skënderbej” në Tiranë është mbushur mëngjesin e sotëm nga mijëra besimtarë myslimanë, ku u organizua ceremonia e faljes së namazit të Fiter Bajramit në Tiranë.
Falja e namazit të Fiter Bajramit u bë në orën 06:20 ndërsa ceremonia filloi më herët.
Besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Fiter Bajramit, pas 30 ditësh agjërimi, raporton Top Channel.
Ceremonia vazhdoi me fjalën përshëndetëse të kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, i cili përcolli për të pranishmit urimet dhe përshëndetjet e kësaj dite gëzimi për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë.
