Facebook u kërkon falje përdoruesve për rënien e rrjeteve sociale

Facebook ka kërkuar falje për rënie nga sistemi të këtij aplikacioni dhe rrjeteve tjera sociale Whatsapp dhe Instagram, transmeton Shqip.com.
Përmes një postimi në Twitter, Facebook u shpreh se janë duke punuar që gjërat të kthehen në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur.

“Ne jemi të vetëdijshëm se disa njerëz kanë probleme me qasjen në aplikacionet dhe produktet tona. Ne po punojmë që gjërat të kthehen në normale sa më shpejt të jetë e mundur, dhe kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim”, thuhet në postim.
We’re aware that some people are having trouble accessing our apps and products. We’re working to get things back to normal as quickly as possible, and we apologize for any inconvenience.
— Facebook (@Facebook) October 4, 2021
Ndryshe, këto tri aplikacione aktualisht janë jashtë funksioni, gjë që ka ngjallur reagimin e mijëra përdoruesve.
Në WhatsApp është i pamundur dërgimi i mesazheve ndërsa në Instagram përdoruesit raportojnë se nuk rifreskojnë dot as kohështrirjen./SHQIP.com