EXIT POLL i UBO-Consulting: Podujeva në balotazh në mes Bulliqit e Hyseni, Besnik Tahri i katërti
Publikuar:
(17.10.2021 20:00:31)

Në Podujevë do të shkojnë në balotazh kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Hyseni dhe ai i Vetëvendosjes, Shpejtim Bulliqi, sipas EXIT POLL-it të realizuar nga RTV Dukagjini dhe kompania UBO-Consulting. Bulliqi prin në Podujevë me 46.1 për qind dhe Ekrem Hyseni me 40.4 për qind.
Ndërsa Besnik Tahiri I AAK-së është renditur i katërti në këtë garë, pas kandidates së PDK-së, Floretë Zejnullahu.
Renditja si më poshtë:
Shpejtim Bulliqi (LVV)- 46.1%
Ekrem Hyseni (LDK)- 40.4%
Floretë Zjenullahu (PDK)- 7.3%
Besnik Tahiri (AAK)- 4.8%
Xhemajl Hasani (NISMA) – 0.8%
Gazmend Islami (OBKD)- 0.7 %