Europa është po ajo e shekullit XX – burokratike dhe frikacake!

Historia: Ndërsa Jugosllavia kërcënohej të hyjë në luftra e të shkaktojë gjakderdhje në të ‘90-tat, fqinjët e saj të Evropës në atë botë, fluturuan nxitimthi, për të ofruar ndihmë që kjo të mos ndodhë.
Nën moton, “Kjo është ora e Evropës”, Jacques Poos, ministri i jashtëm i Luksemburgut u dërgua në Beograd nga institucionet evropiane të brukselit, për të ndaluar shpërthimin e luftës e cila në vitet pasuese i përpiu të gjitha vendet e kësaj federate (famëkeqe) që dominohej nga një popull luftënxitës, që për nga mentaliteti i politikanëve të tyre, nuk është se ka ndryshuar, por për fatin e mirë të rajonit të ballkanit ka ndryshuar mundësia dhe fuqia e saj.
Për t’u rikthyer tek Poos-i i brukselit, i cili nuk zgjidhi asgjë, por vetëm sa e përshpejtoj kohën kur filluan luftimet e egra, të cilat përfundimisht u ndalën me ndërhyrjen direkte nga Amerika (NATO) në Kosovë në vitin 1999, duke dëshmuar se zoti Poos e kishte gabim dhe se Evropa ishte aq e pafuqishme sa edhe vendet e ish-Jugosllavisë që gjendeshin tashmë një e nga një më radhë në luftë përballë Serbisë, e cila udhëhiqej nga Millosheviçi, një diktator e autokrat, si puna e Putinit sot.
Dhe ia ku jemi, tre dekada më vonë në një shekull tjetër, tik-taku i orës së Evropës po përsëritët, por tani përballë Rusisë. Brukseli, i moderuar (më më shumë lloje kollaresh, por po aq i ngadaltë sikur në fundshekullin e kaluar), më 1 shkurt, do t’i tubojë në një samit të 27 liderët e vendeve të BE-së.
Këta, pas orëve të gjata nga bisedimet e mospajtimet (siç zakonshëm ndodhë në këto situata) do t’i shohim të dalin të zymtë e të lodhur për të shpallur – nëse gjithçka shkon mirë – një paketë prej 55 miliardë dollarë, në mbështetje të Ukrainës.
Mes urimeve, gumzhimeve dhe rritjes së zhurmës nga zërat e interesuar të gazetarëve të konferencës së shtypit dhe bëlbëzimit të Unionistëve që janë krah për krah me një fqinjë që është tashmë prej tre vitesh në luftë, mund dhe duhët të konsiderohet e pasjellshme dhe aspak serioze, që paketa e ndihmës, edhe do të jetë e vogël por më e keqja është se e njëjta do të shpërndahet në një përiudhë prej katër vjetësh dhe arrinë në rreth 0.08% të PBB-së të BE-së për gjatë kësaj periudhë kohore.
Shumë për të qeshur, apo jo?!
Sarkazma nuk përfundon këtu, por kjo tregon, që vetëm vitet dhe politikbërësit e Unionit kanë ndryshuar, por ashtu si në kohën e pafat të z. Poos, edhe sot ekziston një hendek midis mënyrës se si Evropa i ka përshkruar situatat dhe mjeteve që ka përdorur për t’i trajtuar ato. Nga kjo nuk përbënë përjashtim as Ukraina. Vetëm t’i degjoni, e t’i lexoni byrokratët e BE-së, politikanët e saj dhe gjërat duken mjaftushëm dëshpëruese, për të mos thënë të tmerrshme.
Ndërsa që Franca, si për t’u dalluar, sepse deshiron t’i bëjë konkurencë Gjermanisë në liderimin e unionit, zyrtarët e saj, me nën zë, nga frika se mund t’i dëgjoj Kremlini zyrtarë, e shpjegojnë Evropën si një organizëm që ka nevojë për të kaluar në një “ekonomi lufte”, plotësisht e mobilizuar për të penguar ambiciet Napoleoniste të Kremlinit, që, si për qudinë time, jam plotësisht në akord me ta.
Sepse fitorja ruse në Ukrainë do të çonte në luftëra të mëtejshme pushtuese dhe me të drejtë shqetësohen shtetet e Evropës qendrore, kufiri lindor me Rusinë, se ato mund të jenë të radhës nëse diçka shkon keq në Ukrainë.
Tone të tilla me egzema ankthioze, janë të njohura për një mori zyrtarësh me pervojë të mbulimit të krizave të tjera që kanë goditur kontinentin, në të kaluarën e mesme të largët, ato të para tre viteve, sic ishte Covid-19, një euro shpërthyese apo perspektiva e ndryshimit të klimës.
Për t’u përballur me ato sfida, gjetja e parave nuk ishte objekt diskutimi, sepse secili vend i unionit e kishte armikun në shtëpi dhe prandaj u eleminuan kundërthënjët për të luftuar pandeminë, duke përfshirë një fond rimëkëmbjeje të huazuar nga të gjithë 27 vendet bashkërisht prej rreth 800 miliardë eurosh. Po ashtu, implementimi i tranzicionit të gjelbër që do t’i kushtojë Unionit mbi 1 trilion euro në vit, nuk konsideroheshin e nuk konsiderohen as sot problem.
Dhe kur ia shtojmë kësaj që para një dekade, Banka Qendrore Evropiane premtoi të bënte “çfarëdo që është e nevojshme” për të shpëtuar monedhën e përbashkët, kjo ende më shumë e shpjegon kush është dhe si funksionon Evropa Politike – Burokratike.
Por, kur bëhet fjalë për Ukrainën sot ose dje për Ballkanin, evropianët sikur janë të kënaqur të kryejnë obligimin me një shumë parash që përfaqëson thjesht një gabim zeroje në llogaritë e tyre shtetërore.
Prandaj Evropës, e më shumë Ballkanit, i duhet një Amerikë (dhe pse jo edhe Anglia) e fortë, stabile politikisht dhe financuese kryesore e NATO-s, gjë që Rusia po lufton çdo ditë në të gjitha mënyrat për të mos qenë kështu edhe për gjatë kohë.
Ndryshe Europa është po ajo e shekullit të kaluara, sa burokratike, aq edhe e frikësuar nga ç’ka mund ta presë në të ardhmen!
/Shqip.com